Telefonarë nga Serbia:Vuçiqi këshillon Ramën
(Vuçiqi këshillon Ramën.)
Rama e uli zërin e televizorit.
Jashtë dëgjoheshin thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e tij.
Në ekran shfaqeshin flakë.
Vuçiqi: Brate… došlo doba da se rastajemo.
Vuçiqi: Ka ardhur koha të ndahemi nga pushteti.
Rama: Qysh e merr për bazë mendimin e tufës ordinere që nuk ka qenë kurrë kryeministër?
Vuçiqi: Më dëgjo mua. Unë dhashë dorëheqje me gojë një vit para se ta jepja me shkrim.
Rama mori telekomandën dhe e fiku televizorin.
Vuçiqi: Mund të dalësh vetë. Thuaj se do të japësh dorëheqje në nëntor. Mos e përmend vitin. Kur të vijë nëntori, thuaj: të vitit të ardhshëm. Dhe pak para se ta përfundosh mandatin, e nënshkruan dorëheqjen. Si unë.
Rama: Nuk vjen në shprehje. Të duken budallenj shqiptarët?
Vuçiqi: Ne pada mi na pamet. Ali, teška mržnja…
Të urrejnë aq shumë, sa veç fjala “dorëheqje” të shpëton.
Rama: E paske menduar bukur. Thua se më urrejnë. Pse, ëëë?
Vuçiqi: Sepse s’ke lënë kë pa e trajtuar si personazh qesharak. Nuk mjafton t’i ngopësh me bukë kur ua ha egon.
Rama: Unë i kam trajtuar me humor!
Vuçiqi: E di. Prandaj nuk po qeshin më.
Rama: Po ti çfarë ke bërë ndryshe?
Vuçiqi: Unë nuk tallem me popullin tim.
Vuçiqi: E marr seriozisht. Në kuadër të kësaj, shpesh qaj publikisht.
Serbët nuk do të më duronin po t’i udhëhiqja si ti… me përqeshje.
Rama u ngrit dhe eci nëpër dhomë.
Vuçiqi: Dua të të ndihmoj. Të ta kthej të mirën me të mirë.
Ngutu, jep dorëheqje sa s’ta ka kërkuar edhe Trumpi… i onaj Kurti.
Se s’ke lënë kë pa tallur, përveç meje…
Mua më trajton me respekt. Aq shumë, sa serbët dyshojnë se jam shqiptar.
Rama: Nuk ua jap dorëheqjen protestuesve që djegin.
Vuçiqi: Atëherë jepua atyre që e fikin zjarrin.
Rama: As atyre. Nuk e jap!
Vuçiqi: Atëherë premtoje. Të thashë: mos e jep tani. Premtoje për të ardhmen.
Rama: Jo. Kurrë. Sa më shumë ma kërkojnë dorëheqjen, aq më i vendosur bëhem të rri.
Vuçiqi: Edhe unë dikur besoja se dorëheqja është fundi i pushtetit Po një ditë e kuptova se dorëheqja është mënyra më e mirë për të vazhduar mandatin.
Rama: Këtë duhet ta shpjegosh.
Vuçiqi: Shumë thjesht. E jep dorëheqjen nga posti që nuk e ke ndërmend ta lësh. Pastaj vazhdon punën derisa të organizohen zgjedhjet. Në zgjedhje kandidon përsëri. Nëse fiton, kthehesh në post. Nëse humb, thua se zgjedhjet janë vjedhur.
Rama: Po nëse nuk jep dorëheqje fare?
Vuçiqi: Atëherë kursen një palë zgjedhje.
Vuçiqi: Po mendoj ç’na ndodhi neve të Open Balkanit. Të gjithë u detyruam të japim dorëheqje… Nejse, përveç teje. Për momentin.
Pavarësisht se qëllimin e kishim të mirë.
Vuçiqi: T’i hiqnim kufijtë.
Vuçiqi: Të mos na mbetej ku të iknim.
Vuçiqi: Daj bože të mos jesh ndikuar nga dokumentari “Si të bëhesh tiran”. Se edhe populli e ka parë… si përfundojnë tiranët.
Rama: Nuk më mëson dot mua populli si të qeveris.
Vuçiqi: Epo, mësoji ti ata se si të të durojnë pafundësisht…
Rama ia mbylli telefonin me një “Hajt”.
A thua kush fshihet pas Serbisë?
Linda: Pyete Vlora Hysenin.
(Linda doli nga dhoma me vrap.)
Rama e mori përsëri telekomandën.
Në ekran, protesta vazhdonte.
P.S. Kosova po pret. Mezi s’po pres.
