Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë, efektivët tërhiqen
Pasi policia i shpërndau me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur të sulmojnë efektivët me gurë dhe sende të forta.
Ndërkohë, efektivët e policisë kanë nisur të tërhiqen.
Më parë Policia ka boshatisur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit, pasi ka ndërmarrë një inkursion ndaj tyre me makinën ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit janë shpërndarë përgjatë bregut të lumit Lana, pranë Tajvanit.
