TË FUNDIT

Buzhala flet për raportet me Leonard Kërqukin, thotë se Kurti “i ka hangër të gjitha qershiat”

Buzhala flet për raportet me Leonard Kërqukin, thotë se Kurti “i ka hangër të gjitha qershiat”

Gazetari dhe opinionisti Berat Buzhala, ka folur së fundi për deklaratat e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilit në Kuvendin e Kosovës i kishte thënë se “nuk le asnjë qershi pa e hangër”, duke aluduar në ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit sa ishte në opozitë dhe tash që është në pozitën e kryeministrit.

Në një prononcim për lajmi.net, Buzhala ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratat e deputetes Musliu sa i përket Kurtit.

“Patjetër që i ka hangër, krejt qershiat i ka hangër. Po nuk është veç te qershiat, se kjo u bo edhe si batutë tash. Ky po qëndron i heshtur përball krimit ma monstruoz me t’cilin ka abuzu, vrasja e Astrit Deharit. Brenda mandatit të tij, brenda dy viteve, janë humb dhe gjetë gjurmët, provat e Astrit Deharit. Mostrat, të cilat këta as mostra s’dinë me ju thanë, ju thonë ‘monstra’, do të thotë njerëzit e tij. Këta që mundohen me zgjidh diçka, këta që shiten si njerëz që kuptojnë e janë të lexum. Këta mostrave ju thonë ‘monstra’. Kjo është sikur ndërdije, se nime rasti është ‘monstruoz’. Ky rast është monstruoz. Provat kur u patën zhduk në polici, u patën çu Vetëvendosja dojshin me kallë vendin, me të drejtë se ndodhi në polici. Këta njeriun, kauzën kryesore politike të tyre…Albin Kurti pat propozu kur ka vdek Astrit Dehari, me balsamos Astrit Deharin, me bo me kanë përgjithmonë Astrit Dehari. Pse nuk po e zbardh rastin? E kemi raportin zviceran që ka ardh që e dëshmon t’kundërtën”, ka deklaruar Buzhala.

Ai ka folur për lajmi.net edhe për zhvillimet e fundit në vend, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe për raportet e tij personale me ish-kolegun Leonard Kërquki pas largimit nga T7.

Buzhala ka thënë se deklaratat e tij të fundit për kolegët gazetarë nuk duhet të merren personalisht, por ka thënë se është i hapur për debat publik rreth këtyre çështjeve.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të Buzhalës:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *