TË FUNDIT

Zbulohet partneri misterioz i Baby G me të cilin po pret fëmijë

Baby G ka tërhequr vëmendjen e publikut me lajmin se është në pritje të ëmbël për herë të parë.

Këngëtarja ndau me ndjekësit fotografi pranë detit, ku barku i rrumbullakosur dhe dedikimi për djalin që po pret konfirmuan lajmin e bukur.

Megjithatë, krahas urimeve të shumta, fansat u bënë kureshtarë edhe për identitetin e partnerit të saj, të cilin artistja ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike.

View this post on Instagram A post shared by BabyG (@babygee)

Ajo publikoi më pas një video me momente romantike, ku shfaqet pranë partnerit, i cili i vendos dorën mbi bark.

Por, duke mos ia zbuluar fytyrën, Baby G la sërish hapësirë për spekulime.

Personi apo partneri i saj është Desard Taku, fotograf dhe videograf, i njohur për bashkëpunimet e tij me reperin Noizy.

Ata siç raportohet janë së bashku që një kohë, ndonëse nuk janë shfaqur në publik.

View this post on Instagram A post shared by Desard Taku (@desardtaku)

Derisa këngëtarja kishte zgjedhur të mos fliste publikisht për jetën sentimentale, lajmi i shtatzënisë ka rikthyer vëmendjen edhe te historia e saj e dashurisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *