TË FUNDIT

SONETI 116

Nga: William Shakespeare Përktheu: Agron Shala

Mos më lini të them se ka pengesa në bashkimin e mendjeve të çiltra. Dashuri nuk është dashuria që ndryshon kur e ndesh ndryshimin, apo thyhet kur gjysma tjetër largohet.

O, jo! Ajo është një far i palëkundur, që i vështron stuhitë dhe kurrë nuk lëkundet; është yll udhërrëfyes për çdo anije endacake, vlera e të cilit është e panjohur, ndonëse lartësia i matet.

Dashuria nuk është lodër e Kohës, ndonëse lulja e rinisë bie nën tehun e draprit të saj të lakuar; dashuria nuk ndryshon me orët dhe javët e saj të shkurtra, por duron deri në fund të botës.

Nëse vërtetohet se e kam gabim, atëherë unë kurrë s’kam shkruar dhe asnjë njeri kurrë s’ka dashuruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *