Hoxhaj: Kurti mashtroi për 13 vjet
Hoxhaj: Kurti mashtroi për 13 vjet
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti ka mashtruar për 13 vite me radhë.
Këto deklarime Hoxhaj i bëri në një paraqitje në T7, ndërsa tha se shefi i ekzekutivit, atëbotë në cilësinë e opozitarit përçau shoqërinë kosovare, përcjell lajmi.net.
“Mendoj që është fjalia më e rëndësishme që është thënë prej kur ka fillu dialogu me Serbinë. Natyrisht që kjo fjali e vërteton mashtrimin e madh që e ka bo Kurti në këto 13 vitet e fundit duke përdor dialogun për ta përçare shoqërinë në Kosovë”.
Sipas tij, mundësia për një njohje të ndërsjellët ishte më e madhe të ndodhte para vitit 2017, sesa në vitin 2023.
“Të gjitha këto dhe kjo fjali për me i zbatu të gjitha marrëveshjet, në fakt janë probleme të ndërgjegjes. Mendoj që është një fjali kthesë. Sikur kjo fjali të thuhej para 10 vitesh, s’kishim pas nevojë fare me pas një marrëveshje të Ohrit, do të përfundonte me njohje të ndërsjellët. Dua të them që para vitit 2017 në perëndim dhe para luftës në Ukrainë ka pas një situatë ndërkombëtare, më të favorshme për Kosovën për të arritur një njohje të ndërsjellë sesa në vitin 2023”.