TË FUNDIT

Kadaj – Bujupi: I kam gjashtë aktakuza për kundërshtimin ndaj Asociacionit – kam mbajtur edhe burg

Kadaj – Bujupi: I kam gjashtë aktakuza për kundërshtimin ndaj Asociacionit – kam mbajtur edhe burg

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi ka kujtuar kohën kur kishte qëndruar në burg për më shumë se 100 ditë, për shkak se kundërshtonte Asociacionin.

Madje, ajo ka rikujtuar se ka qëndruar edhe në burg për shkak të këtyre kundërshtive, përcjell lajmi.net.

Sipas saj, Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe është e dëmshme, teksa pohoi se një autonomi do të ishte defunksonalizim i shtetit.

“Unë mbi 100 ditë i kom mbajtë burg kundër Asociacionit, sigurisht që mendoj se është gabim. I kom gjashtë aktakuza që janë ende në proces, kundër Asociacionit. Është e kotë me dhënë interpretimin tem përsëri se sa i dëmshëm është se të gjithë e dimë.Një autonomi kish me qenë defunksionalizim i shtetit. Nuk duhet me pas frikë, por duhet të jemi vigjilent më shumë, dhe të kemi përkushtim më të madh”, vlerësoi veç tjerash ajo në Pressing.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *