Abdixhiku: Kurti i njëjtë me Vali Corleonen, s’punojnë asgjë – kurrë puna e mbarë s’iu ka thënë askush
Abdixhiku: Kurti i njëjtë me Vali Corleonen, s’punojnë asgjë – kurrë puna e mbarë s’iu ka thënë askush
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një krahasim interesant gjatë mbrëmjes së sontme.
Në një paraqitje në Debat Plus, i pari i LDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i njëjtë me Vali Corleonen, personazh i njohur i shoubizit kosovar, përcjell lajmi.net.
Shkak për këtë mori faktin që askush, asnjërit s’iu ka thënë puna e mbarë.
“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vetë nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm.” – tha z. Abdixhiku.
Abdixhiku flet "zi e terr" për planin evropian: Ka më tepër Asociacion, autonomi e status politik për kishën serbeKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se plani evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij, përveç Asociacionit, aty ka autonomi për serbët e veriut të Kosovës. “Ka më tepër Asociacion, ka autonomi, ka kompetenca vetëmenaxhuese dhe ka status politik për kishën ortodokse serbe”, ka thënë ai…Lexo me shumëlajmi.net