TË FUNDIT

Ndryshe për Kurtin, diçka tjetër për Vuçiqin – Chollet nuk shkruan njëjtë për bisedat me kreun kosovar e atë serb

Ndryshe për Kurtin, diçka tjetër për Vuçiqin – Chollet nuk shkruan njëjtë për bisedat me kreun kosovar e atë serb

Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka shkruar sonte rreth telefonatave që kishte me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq.

Përmes dy cicërimave në rrjetin social “Twitter”, Chollet ka uruar palët për marrëveshjen e arritur, duke thënë se ky është hap i madh i tyre drejt Bashkimit Evropian, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, është interesant fakti se diçka tjetër ka shkruar për diskutimet me Kurtin, e diçka tjetër për atë me Vuçiqin.

Këtij të dytit i ka kërkuar implementim të marrëveshjes, ndërsa shefit kosovar të ekzekutivit vetëm ia ka uruar.

Sot e urova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen me Serbinë, e arritur në Ohër të Maqedonisë Veriore me lehtësim të BE-së. Kosova tani është më afër BE-së“, tha Chollet.

Ndërkaq, te cicërima për të parin serb, Chollet shkroi:

“Falënderova presidentin serb për lëvizjet konstruktive të treguara në Ohër. E rëndësishme është të bëhen hapa të menjëhershëm drejt vënies së nënshkrimit për normalizim dhe ecjes para drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, falënderova Serbinë për rinisjen e ushtrimeve me Shtetet e Bashkuara”.

Congratulated Prime Minister @albinkurti today on the agreement reached in Ohrid, North Macedonia, on normalization of relations with Serbia through the EU-Facilitated Dialogue. Kosovo now closer than ever to its EU future.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 23, 2023

Thanked Pres Vucic @predsednikrs for constructive engagement in Ohrid. Important to take immediate steps to implement and set firm path toward normalization and EU integration. Also thanked Serbia for reengaging with U.S. on defense exercises. #PlatinumWolf!

— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 23, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *