Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë
Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar vendimin e Bordit të Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e të hyrave maksimale të KESCO-së që nënkupton se do kemi tarifa më të shtrenjta të energjisë elektrike.
Për këtë veprim Kajtazi e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për dy vite në qeveri, kryeministri Albin Kurti e ka shtrenjtuar dy herë energjinë elektrike.
“Popull i dashur, per dy vjet ne Qeveri, Kurti e ka shtrenjtu rrymen dy here. Ne opozite premtonte ulje çmimi. Nese doni ta shihni se si duket nje mashtrues, keqyrne shokun Kurti”, ka shkruar Kajtazi.