TË FUNDIT

Abazi: Jam në listën e folësve, të shohim nëse Kuvendi do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqësuesve

Abazi: Jam në listën e folësve, të shohim nëse Kuvendi do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqësuesve

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pasi deputetët kanë shkuar në pauzë.

Kjo pauzë është kërkuar për shkak se të njëjtit kërkuan që në seancë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, që kishte një takim nga ora 15:00.

Me këtë rast Kurti përmes ekipit të tij ka informuar se do të kthehet sërish në ora 16:15.

Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti, Haki Abazi, i cili tha se kryeministri Kurti sot ka bërë eskivime nga seanca e Kuvendit për dialogun dhe marrëveshjen.

Sipas tij, Kurti ka një hall të madh me fjalimin e Haki Abazit, duke supozuar nga përvoja e kaluar.

Abazi madje tha se pas kthimit në seancë është në listën e folësve, derisa tha se mbetet të shihet nëse Kuvendi do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqësuesve.

Postimi i plotë:

KM Kurti sot gjatë gjithë ditës ka bërë eskivime nga seanca e Kuvendit për Dialogun dhe Marrëveshjen. Sikur paska diqka më të rëndësishme se sa Kuvendi i Republikës në përcaktimin e drejtimit për të ardhmën e shqiptarëve të Kosovës. Ka një hall të madh me fjalimin tim po duket, po supozoj nga përvoja e kaluar.

Demokracia nuk është ikje nga ballafaqimi i argumenteve, as edhe tentim për të kontrolluar listën e folësve. Do të kthehmi në ora 16:15, unë jam në listën e folësve, le të shohim nëse edhe sot institucioni më lartë i vendit do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqesuesve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *