Bondsteel, baza që mund ta ndryshojë të ardhmen e Kosovës: Çfarë po përgatitet me amerikanët?
Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u kërkon aleatëve: partneritet të qëndrueshëm dhe ndarje të barrës.
Një deklaratë e senatorit amerikan Dick Durbin ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës: mundësinë që kampi Bondsteel, pranë Ferizajt, të bëhet bazë e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), gjatë vizitës në Prishtinë së bashku me senatoren Jeanne Shaheen, Durbin bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka propozuar një marrëveshje financiare për këtë qëllim. Sipas tij, propozimi i kryeministrit Albin Kurti duhet të shqyrtohet seriozisht dhe nuk do të kërkonte ndonjë sakrificë të madhe financiare.
Për Kosovën, kjo nuk është thjesht çështje e një instalimi ushtarak. Ajo prek tri çështje themelore: sigurinë afatgjatë të shtetit, raportin me Serbinë dhe vendin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të mbrojtjes.
Që nga viti 1999, prania ushtarake amerikane ka qenë shtylla kryesore e sigurisë së Kosovës. Bondsteel, baza më e madhe amerikane në Ballkan, me kapacitet deri në 7.000 ushtarë, sot shërben si seli e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it.
Por ka një dallim thelbësor midis trupave amerikane brenda një misioni shumëkombësh dhe një baze të përhershme të ngritur mbi një marrëveshje dypalëshe me Kosovën. KFOR-i vepron sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjeve ushtarake të vitit 1999, ndërsa struktura e tij përshtatet sipas vlerësimeve të NATO-s.
Një bazë e përhershme do të pasqyronte vendimin afatgjatë të Uashingtonit për ta trajtuar Kosovën si pjesë të interesave të qëndrueshme strategjike amerikane. Ajo nuk do ta zëvendësonte KFOR-in: të dyja format e pranisë mund të bashkëjetojnë.
Këtu qëndron pesha e propozimit të Kurtit, i cili e ka përsëritur këtë kërkesë vazhdimisht, përfshirë gjatë qëndrimit në New York në shtator. Kosova kërkon që marrëdhënia e sigurisë me SHBA-në të marrë karakter të përhershëm dhe të institucionalizuar.
Elementi më i ri i debatit është oferta financiare. Detajet ende nuk janë bërë publike: nuk dihet nëse bëhet fjalë për infrastrukturë, shpenzime operative apo një formë tjetër të ndarjes së kostove. Logjika strategjike, ndërkaq, është e qartë.
Uashingtoni u ka kërkuar prej kohësh aleatëve dhe partnerëve të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre. Kjo është edhe një nga linjat kryesore të administratës së presidentit Donald Trump. Kosova po i përgjigjet kësaj kërkese drejtpërdrejt: nuk kërkon mbrojtje pa kosto, por ofron të ndajë barrën.
Kosova nuk është e vetme në këtë qasje. Në fund të shtatorit, Polonia i propozoi SHBA-së një formulë për stacionimin e përhershëm të trupave amerikane, që përfshin mbulimin e kostove të infrastrukturës dhe 15 mijë dollarë në vit për çdo ushtar amerikan. Modeli i partneritetit me kontribut financiar po bëhet standardi i ri i marrëdhënieve të sigurisë me Amerikën, dhe Kosova po rreshtohet në të njëjtën linjë me aleatët më të përkushtuar të saj në Evropë.
Natyrisht, paratë janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Vendimet për bazat ushtarake marrin parasysh nevojat operacionale, gjeografinë dhe prioritetet globale amerikane. Prandaj argumenti i Kosovës duhet të jetë i qartë: një Bondsteel i përhershëm i shërben edhe vetë Amerikës.
Argumenti më i fortë i Kosovës është pozicioni i saj gjeostrategjik. Kosova ndodhet aty ku kryqëzohen interesat e sigurisë së NATO-s, ndikimi i Rusisë përmes Serbisë dhe nevoja për stabilitet në Evropën Juglindore.
Një prani e përhershme amerikane në Bondsteel ofron kapacitete logjistike, mbështetje për operacione rajonale, bashkëpunim me aleatët dhe reagim të shpejtë ndaj krizave. Kjo ka rëndësi të veçantë në një rajon ku Moska vazhdon të kërkojë hapësirë ndikimi.
Në këtë kuptim, Bondsteel nuk është vetëm garanci për Kosovën, por investim në sigurinë e krahut juglindor të Evropës. Pentagoni ende nuk ka dhënë qëndrim publik për ndryshimin e statusit, prandaj ky argument duhet të çohet në një dialog të strukturuar dhe të drejtpërdrejtë me institucionet ushtarake amerikane.
Beogradi vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sulmi i armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, tregoi se rreziqet ndaj sigurisë janë reale. Durbin tregoi se gjatë takimit më 12 tetor, Kurti u paraqiti senatorëve një hartë të Kosovës me rreziqet e sigurisë në afërsi të saj.
Një prani e përhershme amerikane do ta forconte ndjeshëm parandalimin. Çdo përshkallëzim serioz në Kosovë do të prekte drejtpërdrejt interesat dhe personelin amerikan. Për Beogradin, ky do të ishte sinjal i qartë se angazhimi amerikan në Kosovë nuk është kalimtar.
Serbia dhe Rusia mund ta përdorin një vendim të tillë për retorikë, por si shtet sovran Kosova ka të drejtë të ndërtojë partneritetet e saj mbrojtëse. Garancitë konkrete do të përcaktohen nga përmbajtja e marrëveshjes. Synimi duhet të jetë një partneritet i parashikueshëm, i institucionalizuar dhe afatgjatë.
Dick Durbin nuk është një zë i rastësishëm. Si "whip" i demokratëve në Senat dhe anëtar kryesues i Komisionit për Drejtësi, ai është ndër figurat më me ndikim në Kongres. Jeanne Shaheen, anëtarja kryesuese e demokratëve në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë, është prej vitesh një nga mbrojtëset më të qëndrueshme të Kosovës në Uashington.
Fakti që dy figura të këtij niveli e konsiderojnë propozimin për Bondsteelin të denjë për shqyrtim serioz është sinjal i rëndësishëm politik.
Mbështetja nuk vjen vetëm nga Senati. Në maj, Kurti zhvilloi një takim virtual me kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres, Mike Lawler dhe George Latimer, të cilët kishin paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve dy rezoluta për Kosovën. Njëra mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, ndërsa tjetra lidhet me forcat amerikane në kuadër të KFOR-it. Dy republikanë dhe dy demokratë: dëshmi se Kosova gëzon mbështetje në të dy partitë.
Hapi tjetër është që kjo mbështetje në Kongres të shndërrohet në dialog konkret me Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin, të cilët kanë fjalën vendimtare për dislokimin e forcave. Oferta e Kosovës për ndarjen e kostove përputhet mirë me filozofinë e administratës aktuale, gjë që i jep asaj një pikënisje të favorshme.
Një bazë e përhershme amerikane do ta forconte ndjeshëm sigurinë e Kosovës, por nuk e zëvendëson anëtarësimin në NATO. Anëtarësimi do ta përfshinte Kosovën në sistemin e mbrojtjes kolektive të Traktatit të Atlantikut të Veriut, ndërsa një marrëveshje dypalëshe do të mbështetej në kushtet e veta konkrete.
Të dyja objektivat nuk janë konkurruese. Një partneritet më i thellë ushtarak me SHBA-në do ta ndihmonte profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe afrimin e saj me standardet euroatlantike. Kjo do ta përgatiste vendin më mirë për ditën kur të hiqen pengesat politike, përfshirë mosnjohjen nga katër vende anëtare të Aleancës.
Politika më e arsyeshme është ndjekja paralele e të dy synimeve.
Që iniciativa të kalojë nga deklaratat te një marrëveshje konkrete, Kosovës i nevojitet një strategji e qartë diplomatike dhe institucionale:
Qartësimi i ofertës financiare, aq sa e lejon siguria kombëtare, që qytetarët të dinë detyrimet dhe përfitimet.
Dialog i strukturuar me Pentagonin për vlerën ushtarake dhe operacionale të Bondsteelit.
Angazhim i vazhdueshëm me të dy partitë amerikane, duke u mbështetur te miqtë e Kosovës në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Konsensus i brendshëm politik, sepse një projekt që prek sigurinë e shtetit për dekada nuk duhet të bëhet temë përplasjesh partiake.
Qartësi juridike, përmes një marrëveshjeje për statusin e forcave (SOFA) dhe për bashkëpunim në mbrojtje, që përcakton sovranitetin, përdorimin e territorit dhe detyrimet e palëve.
Për më shumë se një çerek shekulli, Bondsteel ka qenë simboli më i dukshëm i angazhimit amerikan për lirinë dhe sigurinë e Kosovës. Deklarata e senatorit Durbin tregon se propozimi i Prishtinës po merret seriozisht nga figura kyçe të politikës amerikane, ndërsa oferta financiare i jep iniciativës një përmbajtje konkrete.
Rruga nga shqyrtimi i propozimit deri te një bazë e përhershme kërkon ende negociata politike, financiare dhe ushtarake. Por drejtimi është i qartë: Kosova po e ndërton marrëdhënien me Amerikën si partneritet, jo vetëm si mbrojtje.
Nëse kjo arrihet, Bondsteel mund të shndërrohet nga simbol i ndërhyrjes që i dha fund luftës, në themel të një aleance të përhershme për paqen në Evropën Juglindore.
Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…
Miratimi me 88 vota ishte fitore politike për përkrahësit e ndryshimeve, por jo domosdoshmërisht fitore juridike. Përpara se ligji të prodhojë pasoja mbi dënimet dhe proceset në Hagë, ai mund të përballet me Presidenten, Gjykatën…
Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, Hykmete Bajrami rikujtoi qëndrimin e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Në fund, Kosova vërtet nuk shkoi në zgjedhje. Por rruga që…
Kosova shmangu zgjedhjet e reja, PDK-ja siguroi miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Albin Kurti siguroi votat për presidente. Por, pas kompromisit politik të natës së 6-7 tetorit, beteja më e vështirë sapo fillon: a…
Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me 91 vota pro. Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbështetën ndryshimet, ndërsa LDK-ja nuk mori pjesë në votim. Por përtej debatit për…
PDK-ja e ka bërë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kusht për marrëveshjen mbi presidentin. Bedri Hamza ka thënë se ndryshimet duhet të miratohen plotësisht para se partia të hyjë në zgjidhjen përfundimtare të…
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë më 1 tetor 2026, erdhi në një moment kur Kosova po përballet me pasoja të rëndësishme politike dhe shoqërore të aktgjykimit të Gjykatës Speciale…
Kosova po hyn në një javë vendimtare për funksionimin e institucioneve. Data 6 tetor 2026 nuk është thjesht një afat politik, por kufiri kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet ta zgjedhë presidentin e Republikës. Këtë afat e ka…
Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…
E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…
Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…
Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…
Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…
Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…
Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…
Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…
Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…
Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të…
Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…
Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…
Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…
Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…
1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një…
Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…
Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…
Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi…
Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…
Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…
Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…
Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…
Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…
Bisedimet për paqe apo armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dështojnë jo për mungesë diplomacie, por për mungesë vullneti real politik. Ato nuk janë negociata për paqe të qëndrueshme, por…
Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të…
Nga fillimi i invazionit rus, më 24 shkurt 2022 ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2025, në Serbi janë regjistruar afërsisht 100 mijë rusë të ardhur. Shumica e tyre janë larguar nga represaljet, dhuna dhe për të mos u rekrutuar,…
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit…
Pa “harruar” tendencën subjektiviste, hershëm e qartësisht ca proedramiste dhe me dozë “jugosllavizmi” të komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos si dhe debatin më 20 prill në Parlamentin Europian për përfoljet rreth…
Për ata që nuk i njohin, po sqaroj fillimisht se termat “vogjëli” (vegjëli) dhe “pari”, të përdorura në krye, janë terma të huazuara nga e Drejta Kanunore Shqiptare. Pari nënkupton klasën drejtuese, kurse Vogjëli…
Nga Isuf Bajraktari – analizë Ky shkrim argumenton se, në shumë vende të Ballkanit, emocionaliteti politik ka zëvendësuar debatin e arsyetuar, duke dobësuar kulturën e dialogut dhe cilësinë e vendimmarrjes. Duke shqyrtuar faktorët…
Ka një paradoks të madh në botën tonë moderne: ndërsa popuj të tërë përpiqen të mbijetojnë mes krizave ekonomike, korrupsionit dhe institucioneve të dobëta, një pjesë e elitave që kanë ushtruar pushtet mbi ta…
Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj…
Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe…
Një fotografi nga një takim jo shumë i sqaruar publikisht po rikthehet sërish në qarkullim dhe po ngre pyetje të reja për zhvillimet politike që pasuan në Kosovë. Në këtë fotografi shihen disa nga figurat që kanë rol…
Debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në orët vendimtare, ndërsa afati kushtetues po përfundon. Në këtë moment kritik, një analizë e publikuar nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në rrjetet…
Kanalet më të fuqishme televizive të globit, së bashku me agjencitë e shumta të lajmeve nga e gjithë bota, vazhdojnë të transmetojnë pamje tronditëse ose shokuese nga Lindja e Mesme, ku gjuajtësit ose bombarduesit amerikanë dhe…
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme sinjalizojnë një fazë të re dhe tejet të rrezikshme të konfrontimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj objektivave iraniane –…
Hajdutët kadastralë janë individë ose grupe të organizuara që kryejnë mashtrim duke ndryshuar, falsifikuar ose manipuluar në mënyrë të paligjshme të dhënat publike të tokës (kadastrat) për të vjedhur pronën,…
Marrëveshja e mesnatës: PDK mori Specialen, Kurti presidentin – por çfarë ndryshon në Hagë?
Gjashtëshja nuk e çoi vendin në zgjedhje – por çfarë ndryshoi pas rrëzimit të Sejdiut?
Kuvendi e votoi, BE-ja e kundërshtoi: Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen?
Presidentja u zgjodh, por a përfundoi kriza institucionale?
Vetëm dorëheqja e Edi Ramës e ndal protestën!
Thirrje shqiptarëve – mbështeteni protestën e tretë të madhe studentore
Lideri që rrah popullin e vet e humb legjitimitetin të udhëheqë popullin
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Modelja Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke rikrijuar një nga pamjet më të njohura…
Myleene Klass ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Sky Arts Awards, ku u…
