Konjufca i thotë se rregullorja e obligon t’i jap vërejtje për sharje, deputeti Shala i thotë “dërgomani me postë”
Konjufca i thotë se rregullorja e obligon t’i jap vërejtje për sharje, deputeti Shala i thotë “dërgomani me postë”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala në seancën e sotme plenare ka shpërthyer në ofendime.
Deputeti Shala ka sharë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
“Phu, q…sha tradhtarin e nanës”, është dëgjuar duke thënë Kujtim Shala në drejtim të të parit të Qeverisë së Kosovës.
E pas një pauze që patën, deputetët janë kthyer për të vazhduar sërish seancën plenare.Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se rregullorja e obligon që t’i jap vërejtje Shalës për këtë shkelje.
“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.
Pas kësaj, Kujtim Shala i tha faleminderit Konjufcës.
Fjalën e mori edhe deputeti Shala, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar, kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.
“Faleminderit. Më dërgoni vërejtjen me postë”, tha ai.
Gjatë seancës së sotme, ku po diskutohet për marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë, në replika e sipër, u dëgjua zëri i deputeti Shala duke ofenduar kryeministrin Kurti dhe quajtur tradhtar
Duhet përkujtuar që ofendime të ngjashme ka pasur edhe më parë në Kuvendin e Kosovës. Madje disa prej tyre janë dëgjuar, e disa të tjera kanë kaluar në një heshtje të lehtë të seancës./Lajmi.net/