Çeku dhe Rrahmani diskutojnë në Prishtinë me mësimdhënësit për Strategjinë e Arsimit 2035+
Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me mësimdhënësit në rajonin e Prishtinës, në kuadër të diskutimeve për Strategjinë e Arsimit 2035+.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Çeku ka bërë të ditur se këto takime synojnë të mbledhin sugjerime dhe të krijojnë një mirëkuptim të përbashkët për ndryshimet e nevojshme në sistemin arsimor.
Ai ka theksuar se mësimdhënësit duhet të kenë më shumë hapësirë për vendimmarrje në shkolla, mbështetje të vazhdueshme profesionale dhe mundësi për avancim në karrierë.
Çeku ka falënderuar mësimdhënësit e rajonit të Prishtinës për diskutimin dhe kontributin e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e besimit dhe angazhimit të përbashkët në procesin e ndryshimeve në arsim.
“Ndryshimet kërkojnë besim dhe angazhim të përbashkët”, ka shkruar Çeku në postimin e tij.
