Vendimi i ZRRE-së: Rryma shtrenjtohet për 14 për qind
Vendimi i ZRRE-së: Rryma shtrenjtohet për 14 për qind
Rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind.
Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten.
Tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.
Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.