TË FUNDIT

Kërkohet kufizimi i fishekzjarrëve në Zvicër: Po dëmtohen kafshët dhe po shkaktohen aksidente

Rëndësia e ambientit dhe gjithçka që lidhet me të, po tregohet çdoherë e më shumë në Zvicër. Prandaj, mbështetësit e nismës për kufizimin e fishekzjarrëve në Zvicër kanë vënë në qendër të debatit dëmet ndaj kafshëve, aksidentet dhe ndotjen e mjedisit, përpara votimit kombëtar të 29 nëntorit 2026. Nisma kërkon ndalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë, me synimin për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe natyrën nga pasojat e tyre, shkruan 20Minuten , transmeton Telegrafi. Sipas mbështetësve të nismës, zhurmat e forta shkaktojnë frikë dhe panik te kafshët shtëpiake, ato të fermave dhe kafshët e egra. Mirëpo, kjo nismë nuk po synon ndalimin e të gjitha formave të fishekzjarrëve. Sipas propozimit, produktet me zhurmë të ulët, si fishekzjarrët e tipit vullkan, do të mund të lejohen, ndërsa kantonet mund të japin përjashtime për ngjarje të rëndësishme publike. Megjithatë, Këshilli Federal dhe Parlamenti zviceran e konsiderojnë nismën tepër të gjerë. Sipas tyre, përdorimi i fishekzjarrëve tashmë rregullohet nga autoritetet dhe kufizime shtesë mund të vendosen nga kantonet dhe komunat. Qytetarët zviceranë do të votojnë për nismën më 29 nëntor 2026. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *