Konjufca e nis ndryshe seancën, uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit
Konjufca e nis ndryshe seancën, uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hapur sot seancën plenare në një mënyrë të veçantë.
Konjufca si fillim ka uruar të gjithë besimtarët e besimit myslimanë, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, Konjufca ka uruar të gjithë ata që e agjërojnë këtë muajt të shenjtë të Ramazant.
“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të bekuar paçit një agjërim të lehtë, e ua pranoftë Zoti edhe agjërimin edhe lutjet”,tha Konjufca./Lajmi.net/