TË FUNDIT

Albulena Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe rizgjedhjen nga Kuvendi për një mandat të ri pesëvjeçar.

Haxhiu ka theksuar se raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit përbëjnë një bazë të rëndësishme për mbikëqyrjen parlamentare.

“Sot prita në takim Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, të cilën e përgëzova për punën e saj dhe për rizgjedhjen nga Kuvendi për një mandat të ri pesëvjeçar.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit përbëjnë një bazë të rëndësishme për mbikëqyrjen parlamentare. Në legjislaturën e njëmbëdhjetë, Kuvendi do t’i shqyrtojë me seriozitet këto raporte dhe do t’u kërkojë institucioneve llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Paraja publike u përket qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të dinë se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre. Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit.”, thuhet në njoftimin e Haxhiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *