Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura botërore
Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura botërore
Dogana e Kosovës raportohet të ketë konfiskuar afër 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura.
Misioni i ekipit të antikontrabandës nga Dogana e Kosovës është të verifikojë dhe sekuestrojë produktet e falsifikuara të këtyre brendeve.
Kjo pas ankesës së bërë nga përfaqësuesit e këtyre markave tregtare, të cilat thonë se kanë humbje milionëshe brenda vitit, pikërisht për shkak të kopjimit të produktit të tyre.
Ekipet e Doganës, bashkë me ekipin e KIKS-it, arritën në lokacionin e piketuar.
Aksioni po zhvillohej në Zonën Industriale të Prishtinës, saktësisht në një nga objektet shumëkatëshe që gjendën në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.