“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove in’time (VIDEO)
Aktorja shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, ka publikuar videon e parë në Instagram pas qarkullimit të videove intime të Adi Hilës, në të cilat shfaqej edhe ajo.
Videoja e fundit e Lubonjës ka për qëllim promovimin e një biznesi, por vëmendjen e ka tërhequr edhe mesazhi që ajo përcjell.
“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, dëgjohet të thotë aktorja në video.
Më herët, Lubonja kishte reaguar përmes një deklarate të publikuar në Instastory, pas përhapjes së videove që kanë nxitur reagime në rrjetet sociale.
