TË FUNDIT

Kurti: Jam gati të bisedoj me patriarkun Porfirije për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse

Kurti: Jam gati të bisedoj me patriarkun Porfirije për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të diskutojë hapur për çështjen e Kishës Ortodokse.

Në pyetjen e gazetares së Televizionit Publik, i pari i qeverisë komentoi pikat e marrëveshjes, teksa njëra nga to ishte edhe ajo e statusit të Kishës, përcjell lajmi.net.

Kryeministri deklaroi se ai është gjithmonë i gatshëm të diskutojë për këtë çështje, porse deri më tani është refuzuar.

“Jam i gatshëm të flasë me patriarkun Porfirije për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse. Pra, në marrëveshje shkruan qartë: formalizim i statusit. Nuk thotë ndryshim i statusit”, tha Kurti, duke konfirmuar gatishmërinë që të takohet me priftërinjtë, nëse këta të fundit duan, kuptohet.

Ai foli edhe rreth Asociacionit, duke ripërsëritur atë që e ktheu në cicërimë ditë më parë, ku pohoi se kishte shprehur gatishmërinë për themelimin e një Drafti të Asociacionit, por që u refuzua nga Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *