Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën
Albin Kurti ka nxjerrë disa sekrete nga negocistat e vështira me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në fundjavën e shkuar në Ohër. Gjatë një konference shtypi që i kushtohej 2 vjetorit të qeverisë dhe bilancit të saj, ai nuk i është shmangur dot temës së dialogut dhe sidomos patates së nxehtë të themelimit të shoqatës të 10 komunave më shumicë serbe.
Në tekstin e konsideruar si marrëveshje e njohur nga BE ka dy paragrafë shumë të diskutueshëm që i bëjnë jehonë themelimit të asocacionit. I pari pretendeon se Kosova duhet të angazhohet për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”. Dhe i dyti se ajo duhet ta bëjë këtë sipas marëveshjeve të nënshkruara në vitet 2013 2015, të cilat i ka kundërshtuar aq shumë Vetvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti.
Në dy tekstet edhe atë të 27 shkurtit edhe në hartën e saj të rrugës, aneksit të pranuar në 18 mars, termi association nuk përmendet asnjëherë. Por që të nesërmen e marëveshjes edhe përfaqësuesit e BE edhe ata të SHBA-së, madje edhe lehtësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak folën për krijimin e asociacionit sipas marëveshjeve tashmë të firmosura. Kjo e bëri Kurtin që ti përgjigjet pyetjes së gazetarëve se kujt versioni i duhet besuar.
Kryeministri i Kosovës ka rrëfyer episode nga negociatat e Ohrit. Ai ka thënë se diku nga fillimi i pasdites së 18 marsit i ka ofruar palës tjetër tre shtylla të mundshme mbi të cilat mund të themelohej ky organizim i serbëve të Kosovës. E para ai duhet ti përshtatet ligjeve të Kosovës dhe Vendimit të gjykatës kushtetuese që e rrëzoi marëveshjen e 2015. E dyta, ai duhet të mos ketë kompetenca ekzekutive ashtu sikurse angazhohej BE me një letër të përfaqësueses së saj të lartë Frederika Mogherini. Dhe së treti se ai nuk duhet të përbëjë një nivel të tretë pushteti përpos atij qëndror dhe atij lokal që ka sot Kosova. “Ishte ende pasdite dhe unë u zotova se nëse Vuçiç binte dakord me këto parime, të nesërmen në mëngjes do i prrzantoja në tryezë një draft për themelimin e asocacionit ka treguar Kurti (shiko videon poshte 21 50 deri 24 10).
Sipas rëfimit të Kurtit në këtë pikë Vuçiç ka reaguar ashpër duke kërcënuar me braktisjen e tryezës. “Po humbim kohë kot, nuk ka kuptim ky takim, duhet të çohemi” është shprehur presidenti serb.
“Kjo ishte një ofertë gjeneroze, e cila po të pranohej në parim, unë të nesërmen në mëngjes -pasi ne fjetëm atë mbrëmje në Ohër- do të dorëzoja propozimin. Por premisa nuk u pranua dhe unë nuk mund të çoja propozim pa u pranuar premisa, sepse fillimisht duhet pranuar parimi, që të vijosh me përmbajtjen. Ata nuk ranë dakord me tre shtyllat’, ka thënë Kurti.
Pak a shumë i njëjti version i ngjarjes është pranuar edhe nga kreu i shtetit serb që në fund të procesit rrefuzoi ta nënshkruaj marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE. Vuçiç ka pranuar se Kurti në takimin në Ohër ka folur për “tri shtylla” mbi të cilat duhet të bazohet Asociacioni, por Serbia nuk mund ta pranojë këtë, pasi për Asociacionin është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit.
Në përpjekjen e tij për të mos pranuar një asociacion sipas modelit të trysnisë që ushtron Beogradi, kryeministri i Kosovës i ka bërë një interpretim, fjalë për fjalë, edhe tekstit të marëveshjes. Në nenin 7 të marrëveshjes, kërkohet të sigurohet “një nivel i përshtatshëm i vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”. Pavarësisht se ky formulim duket se është referencë për Asociacionin, Kurti luan me faktin se në tekstin e marrëveshjes nuk përmendet Asociacioni në mënyrë eksplicite si dhe me termat që janë përdorur në dokument.
“Në pikën 7 të Marrëveshjes Bazë thuhet një ‘nivel adekuat i vetëmenaxhimit të komunitetit serb’. Thuhet komunitetit serb, e jo komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative, por nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme, të pa lidhura, por nuk janë e njëjta gjë. Nuk mund të barazohet fjala komunitet me komunë, e as me fjalën Asociacion, ashtu siç nuk mund të barazohet fjala popull me fjalën Republikë”, tha Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Natyrisht këto rrëfime dhe interpretime termash tregojnë se Prishtina nuk e ka aspak të lehtë për të shmangur krijimin e një asocacioni sipas formës që e kanë nënshkruar parardhësit e Albin Kurtit. Por ato dëshmojnë gjithashtu se ende jemi shum larg pikës për të cilin kryeministri po anatemohet nga kundërshtarët e vet politikë: se tashmë e ka pranuar asocacionin.