PDK publikon një video, tallet me “arritjet” e Kurtit në dy vjet Qeveri
PDK publikon një video, tallet me “arritjet” e Kurtit në dy vjet Qeveri
Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video për qeverisjen dy-vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.
Videon ironike e ka shpërndarë edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në profilin e tij personal në Facebook, shkruan lajmi.net.
“’Sukseset e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi.
Në video, përmes ironisë përmenden disa nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë dy viteve qeverisje të Kurtit.
Aty përmenden zhdukja e mostrave të aktivistit Astrit Dehari, skandali i ambasadorit Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër, Asociacioni etj. /Lajmi.net/