Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Hodaj: Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar – jemi dy ditë para sfidës me Izraelin
Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Hodaj: Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar – jemi dy ditë para sfidës me Izraelin
Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ka thënë se të ndërmerren këto hapa dy ditë para ndeshjes me Izraelin, lë shumë për të dëshiruar.
Sipas tij, si institucion janë për zbatim të ligjit, por mënyra se si janë ballafaquar lojtarët, thjesht është goditje për kombëtaren, përcjell lajmi.net.
Mes tjerash ai tha se i besojnë drejtësisë dhe se do të jenë transparentë.
“Jemi në zbatim të ligjit. Po mendojmë që kjo që tha drejtori, momenti apo mënyra se si janë ballafaquar lojtarët tanë lë shumë për të dëshiruar dhe momenti duke pasur parasysh se jemi një ditë dy para lojës me Izraelin. Mendojmë që kjo ka qenë një goditje për futbollin dhe Kombëtaren e Kosovës.
Vetëm të përputhet me ligjet e Kosovës. Do të adresohen para organeve përkatëse. Ne i besojmë drejtësisë. E vërteta do të dalë në fund. FFK-ja do të jetë transparente me FIFA-n dhe UEFA-n”, u shpreh ai.