Enver Hasani: Vuçiq po tallet me neve – Serbia fitoi me marrëveshjen e Ohrit
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit, ka fituar Serbia.
Ai ka pohuar se nëse marrëveshja thotë që duhet të zbatohen të gjitha pikat, atëherë i bie që të zbatohet ajo e vitit 2013, ku nuk njihet vendimi i Kushtetutës, përcjell lajmi.net.
Hasani, në Pressing, vlerësoi se Vuçiq po tallet me Kosovën kur po e diskuton çështjen e anëtarësimit të vendit tonë në OKB, realisht po tallet me ne.
“Nëse marrëveshja thotë siç thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie se duhet ai i vitit 2013 të zbatohet, pasi nuk e njeh vendimin e Kushtetutës.
Anëtarësimi në OKB nuk përmendet askund, është fiktiv. Vuçiqi po tallet me neve kur e përmend. Po e zëmë se Serbia e njeh Kosovën, përsëri kjo nuk do të thotë se na garantohet anëtarësimi në OKB”, shtoi ai.