Një burrë i shpëton për pak sulmit rus me dron pranë Kievit
Një burrë i ka shpëtuar për pak një sulmi rus me dron në fshatin Sviatopetrivske, në rajonin e Kievit, tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga agjencia Reuters.
Në pamjet e regjistruara të enjten, më 8 tetor, shihet burri duke ecur në një rrugë pranë një kopshti fëmijësh, shkruan cnn .
Pak çaste më vonë, një mjet ajror pa pilot, me sa duket një dron, godet në afërsi, ndërsa një shpërthim i fuqishëm hedh në ajër mbeturina dhe re tymi.
Reuters e ka verifikuar vendndodhjen duke krahasuar ndërtesat, vendkalimin për këmbësorë dhe këndin e lojërave me pamjet satelitore.
Data e incidentit është konfirmuar përmes shenjës kohore në regjistrimin e kamerës së sigurisë dhe deklaratës së guvernatorit të rajonit të Kievit.
Ndryshe, gjatë sulmit rus në Sviatopetrivske ishte dëmtuar një kopsht fëmijësh, së bashku me këndin e lojërave pranë tij. /Telegrafi/
