TË FUNDIT

Borrell: Nënshkrimi s’u bë, por marrëveshja hyri në fuqi me deklarimin tim

Borrell: Nënshkrimi s’u bë, por marrëveshja hyri në fuqi me deklarimin tim

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka folur sërish lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Në një konferencë për media, Borrell ka thënë se nënshkrimi s’u bë për arsye legale, por me deklarimin e tij, marrëveshja u fuqizua, përcjell lajmi.net.

Borrell: Aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për formimin e AsociacionitPërfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell pas takimit në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ka thënë se ata i ka informuar për marrëveshjen në Ohër. Ai ka thënë se marrëveshja është arritje e madhe dhe se krijon një status-quo të re…Lexo me shumëlajmi.net

Tutje ai ka thënë se veçse i ka informuar ministrat për marrëveshjen e arritur. Gjithashtu, pohoi se palët ishin dakorduar që marrëveshja të konfirmohet me atë që do të deklaronte.

Pra, siç potencoi ai, ata janë zotuar për të përmbushur plotësisht detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj.

“Këto marrëveshje [Marrëveshja dhe Shtojca] kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar. Nuk ishte një nënshkrim për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime ishte një zotim nga ana e tyre për të përmbushur plotësisht detyrimet që rrjedhin nga kjo Marrëveshje dhe Aneksi për zbatimin e saj”, ka thënë spanjolli, thuhet në një komunikatë të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *