Shikoni si reagoi Navi Pillay pasi mori lajmin se kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe
Ish-komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka thënë të premten se nuk mund ta besonte se kishte fituar Çmimin Nobel për Paqen.
“Unë nuk di asgjë për këtë. Prandaj, pyetja ime është: a është e vërtetë?”, u shpreh Pillay para të pranishmëve në Pallatin e Drejtësisë në Nuremberg.
Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), ku Pillay ka shërbyer si gjyqtare, e vlerësoi çmimin si një mirënjohje të rëndësishme për rolin e drejtësisë ndërkombëtare si themel i paqes.
“Kjo është një mirënjohje e rëndësishme për rolin kyç që drejtësia ndërkombëtare ka si themel i paqes së qëndrueshme”, deklaroi presidentja e GJPN-së, Tomoko Akane.
“Në një kohë kur rendi juridik ndërkombëtar dhe sundimi i ligjit po përballen me sfida serioze, kjo mirënjohje ka një rëndësi të veçantë”, shtoi Akane.
Çmimi Nobel për Paqen, me vlerë rreth 1,2 milion dollarë, do t'i dorëzohet asaj në Oslo më 10 dhjetor. /Telegrafi/
