Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?
Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Por, votimi në Kuvend nuk është edhe fundi i procesit.
Brenda tetë ditësh nga data e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ligji parashihet të nënshkruhet dhe të shpallet nga presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Nëse ajo nuk vepron brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.
Flamur Hyseni, profesor i Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se vetëm pas publikimit të ligjit do të mund të vlerësohej saktësisht përmbajtja përfundimtare e ndryshimeve në të.
“Megjithatë, mbetet thelbësore që çdo ndryshim ligjor të jetë në përputhje me nenin 162 të Kushtetutës dhe me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, pohon Hyseni.
Por, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerësojnë për REL-in se, brenda afatit prej tetë ditësh, mbetet e hapur rruga që ndryshimet në ligj të kontestohen në Kushtetuese nga palët e autorizuara, përfshirë të paktën dhjetë deputetë dhe Avokatin e Popullit, siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse ndryshimet prekin juridiksionin, dënimet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara, të cilat nuk rregullohen vetëm me një ligj të zakonshëm ”, thekson hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala.
Neni 162 i Kushtetutës u jep Dhomave të Specializuara status të veçantë. Çdo ndryshim ligjor, që eventualisht bie ndesh me këtë nen, mund të pretendohet si shkelje kushtetuese.
A e obligon automatikisht Gjykatën ligji i ri?
Ligji për Specialen, me ndryshimet e miratuara në Kuvend, parasheh, ndër të tjera, kufizimin e mandatit të Gjykatës në Hagë, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në juridiksionin e tyre te institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim.
Ky ligj parasheh, gjithashtu, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, si dhe mundësinë për falje presidenciale.
Megjithatë, sipas Hysenit, Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe veprojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit të veçantë.
“Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk nënkupton zbatimin e tyre automatik në procedurat gjyqësore. Ligji duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa zbatimi konkret kërkon respektimin e pavarësisë gjyqësore, hierarkisë së normave juridike dhe detyrimeve ndërkombëtare”, thekson ai.
Shala, ndërkaq, pohon se në rast se ligji – përfshirë edhe ndryshimet në të – shpallet, ai bëhet pjesë e rendit juridik të Kosovës dhe synon të ndryshojë kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara.
Por, edhe ai beson se ligji nuk e obligon menjëherë Specialen për zbatimin e tij.
“Jo automatikisht, dhe jo në mënyrën që mund të krijojë përshtypjen se Kuvendi mund t’i ndryshojë njëanshëm procedurat në Hagë ”, thekson Shala.
Ai shton se funksionimi i Gjykatës Speciale mbështetet në Amendamentin 24 të Kushtetutës, Marrëveshjen e ratifikuar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe Marrëveshjen e Shtetit Pritës, me Holandën.
“Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë përparësi ndaj ligjeve të zakonshme. Për këtë arsye, Kosova nuk mund t’i ndryshojë vetëm me ligj të brendshëm obligimet që ka marrë ndaj Holandës, BE-së dhe mekanizmit të Dhomave të Specializua ra”, thotë Shala.
Ai thekson se çdo transferim i personave, dosjeve, provave ose ekzekutim i dënimeve në Kosovë “kërkon procedura konkrete, bashkëpunim institucional dhe pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse”.
Vazhdimësia e ligjit të vjetër
Ligji për Dhomat e Specializuara, përfshirë ndryshimet në të, mund të prodhojnë efekte juridike vetëm pas shpalljes së tij në Gazetën Zyrtare dhe hyrjes në fuqi.
Ndikimi i mundshëm në vendimet dhe procedurat ekzistuese të Dhomave të Specializuara, thotë Hyseni, “ mund të vlerësohet vetëm pasi të dihet përmbajtja përfundimtare e ligjit dhe të shqyrtohet kushtetutshmëria e dispozitave përkatëse”.
“Deri atëherë, çdo përfundim mbi efektet konkrete juridike do të ishte i parakohshëm”, thekson Hyseni.
Nga IKD-ja vlerësojnë se hyrja në fuqi nuk i anulon vetvetiu aktgjykimet apo vendimet e Dhomave të Specializuara.
Vetë teksti i miratuar, sipas Shalës, përcakton se rastet që janë në zhvillim para gjyqtarit të procedurës paraprake, Trupit Gjykues ose Panelit të Apelit vazhdojnë sipas ligjit të vjetër, deri në nxjerrjen e aktgjykimit nga Apeli.
“Pra, për lëndët që janë në ankesë, ndryshimet nuk e ndërpresin automatikisht procedurën në Hagë, dhe nuk e bartin menjëherë atë në Gjykatën Supreme të Kosovës”, thotë Shala.
Ai shton se ligji synon zbatim të menjëhershëm të disa dispozitave, përfshirë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, vuajtjen e dënimit në Kosovë dhe mundësinë e faljes individuale.
Por, sipas tij, këto dispozita nuk prodhojnë automatikisht pasoja ndaj vendimeve të formës së prerë ose marrëveshjeve për ekzekutimin e dënimit.
“Për vendimet përfundimtare, vetë ligji parasheh përdorimin e mjeteve të jashtëzakonshme juridike dhe standardeve kushtetuese, ndërsa çdo efekt duhet të jetë në pajtim edhe me Kushtetutën dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovë s”, thotë Shala.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Ajo ka vlerësuar rëndësinë historike të bashkimit të…
Naser Arifi, këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se e ka hequr fotografinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Arifi e ka…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerësoi se reagimet e ditëve të fundit ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, janë sa të nxituara, aq edhe të pabazuara…
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se nuk e shkel Kushtetutën dhe nuk i shkel detyrimet ndërkombëtare…
Vetëm pak ditë para se të zgjidhej Presidente e Kosovës, Justina Shiroka-Pula kishte mbajtur një qëndrim publik kritik ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe ndaj mënyrës se si ishte trajtuar rasti i ish-drejtuesve…
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka vlerësuar se presidentja e zgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, përfaqëson një figurë konsensuale dhe të përshtatshme për të udhëhequr institucionin e presidencës. Bajqinovci tha…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Prokurorinë e Kosovës. Azemi ka pretenduar se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur hetimet ndaj Blerim Isufajt,…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se, 36 vjet pas ribashkimit, Gjermania vazhdon të përfaqësojë një shembull të lidershipit në promovimin e lirisë, demokracisë, paqes dhe stabilitetit. Haradinaj ka bërë…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi lajm të mirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës, duke e parë në funksion të stabilitetit institucional. Në ceremoninë për shënimin…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë për të ndjekur në mënyrë aktive agjendën e saj evropiane. Ai këtë deklaratë…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku në fokus të takimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e…
Krijuesi amerikan i filmave dhe komentatori politik, Bekim Bahrawy i njohur edhe si Beck Lover, ka ngritur shqetësime lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Izraelin për prodhimin dhe montimin e dronëve, duke e cilësuar këtë zhvillim si pjesë të…
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë Speciale. Në vendimin e publikuar janë përmendur disa arsye për shkarkimin e tij, ku njëra ndër to…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit rreth nismës së miratuar në Kuvend, duke rikujtuar qëndrimin e LDK-së të shprehur më 5 tetor. Abdixhiku…
Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen e djalit të tij, për të cilin ka thënë se është minator qe gjashtë vjet “1 vit…
Shefi i ri i misionit EULEX, Antero Lopes, ka zhvilluar sot takim me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek. Në takim u bisedua mbi çështje që lidhen me sundimin e ligjit në Kosovë, raporton KosovaPress. Lopes me këtë rast ka rikonfirmuar…
Bashkimi Evropian ka deklaruar sot se ligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Christian Wigand, ka thënë se…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për fitimin e medaljes së artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026” në Mbretërinë e…
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës. SHKKSH, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës. Po ashtu, ata kanë falënderuar ata…
Mbledhja e Qeverisë, kërkohet autorizim nga presidentja për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane. Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës autorizimin për Ministrin e Financave që…
Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bahreinit, Lulzim Mjeku, ka takuar mërgimtarë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Sipas njoftimit të ambasadorit Mjeku, komuniteti i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ish-futbollistin e FC Prishtinës, Xhevdet Muriqi, pjesë e brezit të artë të klubit gjatë viteve të ’80-ta. Kurti ka bërë të ditur se me Muriqin ka biseduar…
Fushatat parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë. Kështu konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur edhe për…
Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë janë bërë pjesë e aktivitetit , që u zhvillua në kuadër të projektit “Energjia në Duart Tona”, përmes të cilit synohet që të…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8. Ai gjatë Konferencës Ndërkombëtare mbi Korridorin e 8-të në Sofje, theksoi se lidhja rajonale nuk…
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e garës “Ushtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së. Pjesëtarët e FSK-së u renditën në vendin e…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) demanton lajmin e publikuar sot, sipas të cilit pretendohet se janë kryer bastisje në ambientet e Ministrisë. MASh sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i…
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e betimit të saj në detyrë. Në një telegram urimi të publikuar nga Amiri Diwan i Katarit, Emiri i ka uruar Shiroka Pulës sukses…
Ruajtja e kushtetutshmërisë, koordinimi ndërinstitucional, forcimi i rolit të Kosovës në politikën e jashtme, si dhe angazhimi në çështjet që lidhen me ish-krerët e UÇK-së, janë disa nga sfidat që, sipas…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka uruar për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional….
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji i miratuar nga Kuvendi bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Në një…
Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti, ka dhënë detaje pas avarisë së 7 tetorit e cila shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në dy njësi të ndërmarrjes, ku për pasojë mbetën të ngujuar 63…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës. IPK…
Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Një ditë më pas, Bashkimi Evropian u shpreh “thellësisht i shqetësuar” dhe tha se ndryshimet bien ndesh me…
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke thënë se me përmbylljen e procesit të konsolidimit institucional, vendi i ka dhënë fund bllokadave politike dhe…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, rikujton se Presidentja ka një rol të rëndësishëm në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve…
Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,…
Pas incidentit të mbrëmshëm, ku 63 minatorë mbetën të ngujuar në minierën e Trepçës pas ndërprerjes së energjisë elektrike, situata në minierë është duke u normalizuar Kryesindikalisti i minatorëve,…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka kundërshtuar rezolutën për Dhomat e Specializuara, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në veprimet e tjera që kanë pasuar. Ai ka…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e zhbën institucionin porse siç thekson ai synon përmirësimin e tij që ka për…
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes Presidentes së re dhe kryeministrit Kurti, ndërsa pritet të jetë një takim njoftues. Në takim pritet të diskutohen…
Pasi që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, pati reagime nga disa akterë ndërkombëtarë në adresë të institucioneve të shtetit. Bashkimi Evropian, fillimisht tha se…
Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem…
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare “Twin Transformation: Reconceptualizing Organizations and…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar ekipet e Trepçës, të KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan në nxjerrjen e minatorëve dhe rregullimin e defektit me të cilin u përball dje miniera e Trepçës në…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Agron Bajramin, ambasador të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, kryenegociator të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së re, duke e cilësuar këtë si një mundësi për një fillim të ri dhe një epokë të re në zhvillimin e vendit Në…
Kërkoi votimin e Ligjit për Specialen, Xhymshiti “godet” Endrit Thaçin: Kush ua kthen 96 të vrarët familjeve të tyre?
50 mijë euro të padeklaruara, kapen në Merdare në bagazhin e drejtuesit të autobusit
Fejza për Shiroka-Pulën: Bëmë një presidente që nuk është e përfshirë në politikën ditore
Afati po skadon, ende pa marrëveshje për Presidentin
Bota në prag të një rendi të ri: 2030-a si pikë kthese për sigurinë globale
Mos e përdorni UÇK-në për ta dobësuar Kosovën
Nga bashkitë e mëdha te territoret e zbrazëta: A po e thellon reforma territoriale shpopullimin e Shqipërisë?
Politika e vendimarrjeve të orës 12 të natës
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja britanike u shfaq në Londër me një garderobë luksoze, në të njëjtën ditë kur…
Kendall Jenner dhe Hailey Bieber u panë së bashku duke dalë për darkë në një prej restoranteve më të…
