Mickoski: Ende jetohet vështirë, por kemi rezultate dhe luftojmë për kushte më të mira
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për televizionin Alsat, duke folur për ekonominë, theksoi se, edhe pse ende jetohet vështirë, Qeveria lufton për përmirësimin e jetesës, për kushte më të mira dhe ka rezultate.
"Ajo që thashë unë dhe kjo është thënë në mënyrë precize dhe qartë, se, kur merret parasysh rritja vjetore e prodhimit bruto të brendshëm në një tremujor të caktuar të vitit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraprak, duke qenë i vetëdijshëm se do të jem nën kritika të vazhdueshme, por ne tashmë tetë-nëntë tremujorë ndodhemi në gjysmën e sipërme të vendeve evropiane, ndërsa konkretisht në tremujorin e fundit, atë të dytin e vitit 2026, jemi ndër pesë vendet e para në Evropë për sa i përket rritjes së ekonomisë sonë në atë tremujor, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraprak“, theksoi Kryeministri Mickoski.
Ai sqaroi se, edhe pse ende jetohet vështirë, duhet të merret parasysh edhe situata aktuale në botë, por edhe ajo në rajon edhe pse kjo nuk është justifikim, Maqedonia e Veriut ka siguruar një situatë ku ka rritje prej 4,3% të PBB-së, ndërsa edhe në tremujorin e tretë, gjatë muajve korrik dhe gusht, eksporti rritet më shpejt se importi.
"Në pjesën e inflacionit, nëse e merrni mesataren në tremujorin e tretë, pra në muajt korrik, gusht dhe shtator edhe këtu jeni 25% më poshtë se mesatarja e së njëjtës periudhë në Evropë, do të pajtoheni se ky është njëfarë suksesi në këto rrethana“, theksoi kryeministri Mickoski.
