Gjakovari rrah nënën, Policia jep detaje për rastin
Gjakovari rrah nënën, Policia jep detaje për rastin
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, kishte sulmuar fizikisht si dhe kishte kanosur viktimën femër, nënën e tij.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/