Molliqaj i fton për bashkëpunim katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialog
Molliqaj i fton për bashkëpunim katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialog
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se iu ka dërguar ftesë për bashkëpunim kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut, të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt dhe të Lëvizjes për Bashkim, Valon Muratit, për ta kundërshtuar marrëveshjen evropiane.
Molliqaj një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të ‘Facebook’-ut të tij, duke thënë se të akterët opozitarë kanë shprehur rezervat e tyre lidhur me Qeverinë për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, thuhet në postimin e tij.Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri”, përfundon postimi i Molliqajt.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur një ditë përpara Ohrit, ku marrëveshja evropiane është cilësuar si “e pamjaftueshme”.
“Marrëveshja e propozuar aktualisht dhe e pranuar tashmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në një ndër deklaratat e lëshuara nga ajo mbledhje.
Në anën tjetër, Abdixhiku e ka vlerësuar si “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike” çështja e marrëveshjes evropiane.