Bllokohet përkohësisht rruga Drenoc–Bubavec për shkak të punimeve në asfaltim
Komuna e Malishevës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentin rrugor Drenoc – Bubavec, për shkak të punimeve në asfaltim.
Sipas njoftimit, rruga do të jetë e bllokuar në të dy drejtimet gjatë ditëve të enjte, premte dhe shtunë, përkatësisht më 8, 9 dhe 10 tetor 2026.
Bllokimi do të bëhet nga ora 08:00 deri në 17:00, në segmentin Drenoc, përkatësisht në Lagjen Lacaj, deri në Bubavec dhe anasjelltas.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative nëpër këto fshatra dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. / Telegrafi /
