Reagon Shtëpia e Bardhë: Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e obligimeve
Reagon Shtëpia e Bardhë: Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e obligimeve
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë mirëpritur sot pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe mbështesim nga SHBA-ja normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur”,theksoi Watson./Lajmi.net/