POLITIKATË FUNDIT

LIVE: Hamza flet pas ofertës së Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas ofertës së kryeministrit Albin Kurti, duke kundërshtuar trajtimin e çështjes së ligjit për Dhomat e Specializuara si një çështje që i përket vetëm partisë së tij.

“E kam thënë edhe po e përsëris: çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë, nuk është çështje që i takon vetëm Partisë Demokratike të Kosovës. Po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi Hamza.

“Po flasim për luftën e drejtë të popullit të Kosovës, të zhvilluar përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po flasim për viktimat që i takojnë Kosovës, që janë të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike”, tha ai.

“Qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin, drejtpërdrejt, për shantazh, për të arritur qëllimin politik. Cili është qëllimi politik? Që të kemi një president politik, një president politik, dhe të përmbyllim 100 për qind kapjen e institucioneve të shtetit”, u shpreh kryetari i PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *