TË FUNDIT

Kurti: Kemi arritur pajtimin për një aneks, pala serbe po i ikë nënshkrimit (VIDEO)

Kurti pas takimit: Kemi arritur pajtimin për një aneks, pala serbe po i ikë nënshkrimit

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtimin për një aneks që do të udhëzoj implementimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njejtë sikur në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me aneks”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, pas takimit në Ohër, përcjell INA.

Sipas tij, i takon BE-së që të gjejë mekanizimin që ta bëj gjendjen e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.

“Sa i përket aneksit të zbatimit, ai do të publikohet në faqen e BE-së dhe aty do ta lexoni dhe kuptoni se cfarë ka e cfarë nuk ka”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë “de facto” ndërmjetës Kosovës dhe Serbisë, natyrisht ka edhe gjëra tjera.

“Sot kemi edhe aneksit të zbatimit përcjellës, por ata i ikën edhe nënshkrimit të marrëveshjes bazë, por edhe aneksit të zbatimit”, deklaroi Kurti.

Ai duke folur për Asociacionin, tha se bëhet fjalë për vetmenaxhim të komunitetit serb dhe ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cënim, asnjë diskriminim. Kurti shtoi se shpreh gatishmërinë për tu angazhuar për të gjithë komunitetet, pa dallime. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *