Street Fest Prishtina 2026 -Tri ditë sport, muzikë dhe kulturë urbane
Street Fest Prishtina 2026 sjellë tri ditë me sport, muzikë, art urban, performanca dhe aktivitete të ndryshme për publikun.
Festivali organizohet nga Street Fest 2026 në bashkëpunim me Prishtina Mall , ndërsa IPKO është sponsor i eventit , duke mbështetur një aktivitet që synon të bashkojë të rinjtë, familjet, artistët dhe sportistët. Programi është konceptuar si një kombinim i kulturës urbane dhe argëtimit, me aktivitete ku vizitorët mund të jenë edhe pjesëmarrës aktivë.
Data: 9–11 tetor 2026 Vendndodhja: Prishtina Mall Lloji i eventit: Festival Hyrja: Falas
Gjatë tri ditëve, Street Fest Prishtina 2026 do të sjellë një program të kombinuar me sport, muzikë dhe performanca live.
Programi është i hapur për publikun dhe përfshin aktivitete të përshtatshme për grupmosha të ndryshme.
Hyrja në Street Fest Prishtina 2026 është falas dhe nuk nevojiten bileta.
Festivali zhvillohet gjatë tri ditëve, nga 9 deri më 11 tetor , në Prishtina Mall .
Për programin dhe njoftimet e tjera rreth eventit, publiku mund të ndjekë Street Fest Prishtina në Facebook dhe Instagram.
