POLITIKATË FUNDIT

LDK-ja: Nuk shantazhohemi, po tentohet linçimi i deputetëve tanë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendosjes së emrave të deputetëve të saj në një rresht me deputetët e Listës Serbe, duke e cilësuar këtë si përpjekje për linçim publik dhe kërcënim politik.

LDK-ja ka thënë se qëndrimi i saj është parimor, logjik dhe shtetar.

“Vendosja e emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe, për shkak të qëndrimit tonë parimor, logjik e shtetar, është përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, mesazhi i saj është i qartë se nuk shantazhohet “as me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla”.

LDK-ja ka deklaruar se qëndrimi i saj buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës dhe se nuk e mashtron popullin me iniciativa që, sipas saj, nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve.

“Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike. Çështje kaq të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët tanë”, ka thënë LDK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *