POLITIKATË FUNDIT

Përfundon takimi Kurti-Hamza, PDK-ja mbledh grupin parlamentar

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Pas takimit, është mbledhur grupi parlamentar i PDK-së.

Në prag të skadimit të afatit për presidentin, kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në takim, Kurti shoqërohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Takimi po zhvillohet pas miratimit në parim nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe në kohën kur LVV dhe PDK kanë mospajtime rreth procedimit të këtij ligji në lexim të dytë.

LVV-ja kërkon që para votimit të dytë për ndryshimet në ligj, Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, ndërsa PDK-ja insiston që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas të procedohet me zgjedhjen e presidentit.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *