TË FUNDIT

Gazetari Jeton Sopa sulmohet fizikisht pranë Kuvendit

Gazetari i portalit “Kosova News”, Jeton Sopa, është sulmuar fizikisht sot gjatë raportimit pranë objektit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas pamjeve të publikuara, njëri prej protestuesve e ka goditur gazetarin në kokë me shuplakë, ndërsa më pas një tjetër protestues e ka shtyrë dhe penguar gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në mesin e protestuesve që ndodheshin pranë Kuvendit. Sipas pamjeve, njëri prej personave të përfshirë në incident ishte i veshur me veshje të veteranëve të UÇK-së.

Gjatë incidentit, gazetarit i është kërkuar të largohej nga vendi i protestës.

Sulmi ndaj gazetarit ka ndodhur teksa ai ishte duke kryer detyrën e tij profesionale në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *