TË FUNDIT

Ambasadori britanik kërkon vullnet nga Kurti e Vuçiq: Mund të ketë rezultate pozitive

Ambasadori britanik kërkon vullnet nga Kurti e Vuçiq: Mund të ketë rezultate pozitive

Pak para nisjes së takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një rezultat pozitiv nga ky takim mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga dy liderët, ai serb dhe kosovar, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se nga kjo qasje do të përfitojnë dy popujt.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Britania e Madhe mbështet lehtësuesit e BE-së dhe është i gatshëm të ndihmojë në zbatimin”, shkruan Abbott. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *