Publikohet fotografia e 17-vjeçares që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Rugovë të Hasit
Publikohet fotografia e 17-vjeçares që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Rugovë të Hasit
Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që mori pas përplasjes së dy veturave në aksidentin që ngjau në Rugovë të Hasit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, përcjell lajmi.net.
Elezaj ka thënë se rreth orës 16:30 kanë pranuar informacionin se njëra nga këmbësoret e plagosura, ka ndërruar jetë në QKUK.
“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai.
Ndërkaq, të afërmit e saj veçse e kanë publikuar fotografinë dhe identitetin e saj në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Rita Avdyl Gashin.
Siç kanë informuar familjarët, varrimi i të ndjerës do të bëhet pasnesër.