TË FUNDIT

Escobar: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale, por rezultate po

Escobar: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale, por rezultate po

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për takimit të nesërm në Ohër.

Ai ka thënë se pret rezultate, ani se dha sinjale se mund të mos ketë marrëveshje, përcjell lajmi.net.

Në një intervistë dhënë Alsat, Escobar pohoi se do të punojnë drejt përfundimit të aneksit.

“Rezultate do të kemi, por dëshiroj të tërheq vërejtjen se ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale. Do të punojmë drejt përfundimit të Aneksit, por pres shumë përparim”, tha ndër tjerash ai.

Veç kësaj, ai foli edhe për pasojat që mund të kenë shtetet nëse nuk ia dalin të gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Shiko, nuk ka asgjë specifike, por gjatë vizitës sime këtu me homologët e mi gjerman, francez dhe italian, ishte shumë e qartë se ky është procesi që Evropa e ka trasuar për të dy vendet. Është udhërrëfyes që Evropa ua ka dhënë atyre dhe ata duan të kenë besim se të dy vendet nuk po ia kthejnë shpinën Evropës. Nuk di për pasoja specifike ligjore apo ekonomike, por politikisht pasojat që të dukesh se po i injoron pritjet e partnerëve tuaj më të rëndësishëm – mendoj se kjo është mjaft serioze”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *