TË FUNDIT

Latifi kthehet në histori, krahason Vlora Hysenin me Bajram Currin

Latifi kthehet në histori, krahason Vlora Hysenin me Bajram Currin

Propozimi i Edi Ramës që në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit të jetë një kosovare, vazhdon të ngjall reagime.

Së fundi u deklaruar edhe Blerim Latifi. Filozofi, ka kujtuar kohën e themelimit të SHISH-it, duke potencuar faktin se atëbotë këtë detyrë e ushtronte Bajram Curri, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj ai kujtoi edhe një ngjarje interesante, kur serbët u munduan ta bëjnë Currin për vete.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

“Edi Rama paska propozu një kosovare për ta drejtu SHISH( Shërbimin Informativ i Shtetit). Ky lajm më kujtoi një fakt historik pak të njohur: Themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ në historinë e shtetit shqiptar po ashtu ka qenë një kosovar: Bajram Curri. Fakti se Currin kurrë nuk ia patën dalë ta rekrutonin ose blinin armiqtë e kombit shqiptar, na e dëshmon se ai ishte me plot meritë në atë detyrë. Siç tregon Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, kur njëherë serbët u munduan ta bëjnë për vete, Bajram Curri u ishte përgjegjur:

“Deri më tani kam qenë armiku juaj, dhe i tillë jam edhe sot e kësaj dite. Kosova e robëruar mua do më shohë ose në arkivol, ose si ngadhënjimtar! Ndryshe s’bëhet!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *