TË FUNDIT

Raportohej për konsumim të duhanit brenda bufeve të ish-Rilindjes, sqarohet AUV

Raportohej për konsumim të duhanit brenda bufeve të ish-Rilindjes, sqarohet AUV

Disa reagime u panë gjatë ditës së sotme lidhur me atë se ligji i zbatimit që ndalon konsumimin e duhanit në lokale të mbyllura nuk po respektohet gjithkund njëjtë.

Fillimisht thuhej se në objektin e ish-Rilindjes, aty ku momentalisht operojnë disa ministri, duhani po konsumohet edhe brenda, përcjell lajmi.net.

Lidhur me këto raportime, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit doli me një sqarim.

Në sqarimin respektiv bëhet e ditur se edhe hapësirat e apostrofuara janë inspektuar, dhe jo vetëm sot.

Theksojmë, se hapësirat e lartpërmendura janë inspektuar edhe më parë dhe për subjektet janë dërguar fletëparaqitjet për gjykatë. Urdhëresa e Ministrit Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim. Andaj, edhe AUV do të vazhdoj me inspektimet me frekuencë të shtuar“, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *