TË FUNDIT

Albin Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: ShBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai tha se Trumpin e ka falënderuar për për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.

Postimi i plotë:

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.

E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *