TË FUNDIT

AAK mbështet propozimin evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e mbështet propozimin evropian lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Me një komunikatë për media, AAK deklaron se qëndrimi i Aleancës për propozimin evropian të mbështetur fuqishëm nga SHBA, për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për dallim prej të tjerëve, ka qenë konsistent e në mbështetje të plotë.

“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes naconal i yni!”, deklaron kjo parti opozitare.

AAK rikujton se si forcë politike, i ka dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral.

“Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!”.

Aleanca thekson se kjo parti dhe gjithë forcat progresive ne Kosovë, sot janë rreshtuar me ShBA dhe vendet e BE-së, në procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

“Rrugës së çlirimit, të lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, i kemi kemi hyrë bashkërisht me partnerët tanë në krye me ShBA, dhe bashkërisht do ta përfundojmë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *