INTERESANTE

Gjergj Fishta i kishte kushtuar vargje Esat Pashë Toptanit?!

Burimi i artikullit vjen nga faqja në FaceBook e quajtur Gegnishtja, dhe është publikuar në vitin 2020!

Meqë këto ditë u nderue Avni Rustemi nga presidenti Ilir Meta, po bashkëndajmë këta vargje nga lirika e Fishtës “Çohi te vdekun” tek “Mrizi i zanave”. Ku evokon figurat e shqueme krahinore e kombëtare që s’jetonin ma kur i shkroi këto radhë:

“Mo’ lê Toptan, qi me shpatë t’ande binde,

Nji shekull mbarë n’atë maje Taraboshi;

Prap shpatën njesh e priin prap ti gjinde,

Ndejun në votër, s’pranohet jo kondoshi!…

Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, s’i herë qindrove me trimni.”

Figura të cilës Fishta ia kushton këto vargje asht as ma pak e as ma shumë se viktima e Avniut, Esad pashë Toptani. Shquhet Taraboshi si nji prej fronteve ku u zhvillue mbrojtja e Shkodres (1912-13) si simbolikë apo ndoshta edhe vendi faktik në të cilin Toptani me drejtimin e tij (shpata) bindi dynjanë. Toskët e lapët janë redifët që mblodhi për t’iu bashkue nizamëve të korparmatës komandue nga Hasan Riza Pasha.

The post Gjergj Fishta i kishte kushtuar vargje Esat Pashë Toptanit?! first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *