TË FUNDIT

Krerët opozitarë në rezidencën e ambasadorit Hovenier, fillon takimi tripalësh me Escobarin

Krerët opozitarë në rezidencën e ambasadorit Hovenier, fillon takimi tripalësh me Escobarin

Raportohet të ketë filluar takimi tripalësh mes emisarit Escobar, ambasadorit Hovenier dhe krerëve opozitarë kosovarë.

Kështu shkruan Kanal10, që shton se AAK-në nuk po e përfaqëson Haradinaj, por nënkryetari Gjini, përcjell lajmi.net.

Ky takim vjen pas zbarkimit në vendin tonë të Gabriel Escobar. Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, pas vizitës në Serbi, pritet të qëndrojë në Kosovë, para se pasnesër të marrë rrugë për në Ohër.

Siç është bërë e ditur tashmë, ai do të marrë pjesë në takimin e 18 marsit.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me planin evropian, andaj edhe takimi i sontëm thuhet të jetë në frymën e koordinimit të mëtutjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *