TË FUNDIT

Dy të lënduar nga një aksident në Kamenicë

Dy të lënduar nga një aksident në Kamenicë

Një aksident trafiku me dëme materiale dhe të lënduar është regjistruar gjatë ditës së sotme në Kamenicë, gjegjësisht në fshatin Petroc.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar aksidentin respektiv, duke thënë se nga i njëjti kanë pësuar lëndime dy persona, përcjell lajmi.net.

Tutje, është bërë e ditur se personat që kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Gjilanit, tashmë janë mirë dhe janë liruar për në shtëpi.

“Me datën 16.03.2023 rreth orës 15:30 Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan është njoftuar se në fshatin Petroc, komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Përpos dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *